Secondary Adv

Korridori VIII, përfundon Loti 2 i aksit Elbasan-Papër

Ka përfunduar Loti 2 i aksit rrugor Elbasan-Papër, pjesë e projektit për ndërtimin e autostradës Elbasan-Rrogozhinë dhe e investimeve infrastrukturore të lidhura me Korridorin VIII.

Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga segmenti i përfunduar, duke njoftuar për mbylljen e punimeve në këtë lot.


“Mirëmëngjes dhe me Lotin 2 të përfunduar të aksit Elbasan–Papër, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama.


Aksi Elbasan-Papër është pjesë e projektit të autostradës Elbasan-Rrogozhinë, një nga projektet infrastrukturore që lidhen me zhvillimin e Korridorit VIII.


Burimi: Shqiptarja


Më të lexuarat